Mustafi i dërgon “të fala” Chelseas dhe Contes

0
192

Shkodran Mustafi është gati për derbin e Londrës mes Arsenalit e Chelseat

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se është gati dhe i fokusuar për derbin e së shtunës ndaj Chelseat.

“Çaste të mira dje gjatë fotografisë zyrtare me ekipin. Jam i fokusuar në ndeshjen e rëndësishme të radhës – derbi i parë i Londrës për mua”, ka shkruar ai në Facebook.

Të shtunën duke filluar nga ora 18:30, Arsenal dhe Chelsea përballen në ‘Emirates Stadium’ në kuadër të xhiros së gjashtë të Premierligës. /Express/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency