Ligji i plehrave/ Aktivistja mesazh të fortë sensibilizues për shoqërinë

0
182

Rikthimi i ligjit për importin e plerave ka qënë cështja e ditës jo vetëm në parlament por edhe tek të gjithë qytetarët.

Sot pjestarë të shoqërisë civile sensibilizuan qytetarë të shumtë për të dalë para Parlamentit dhe për të kundërshtuar fort këtë masakër që po i shkaktohet vendit tonë. Një ndër këta aktivistë që ka dhënë edhe një mesazh tepër të fortë është Edlira Cepani. Ajo u bën thirrje qytetarëve të dalin dhe të mbrojnë fëmijët e tyre duke e kundërshtuar këtë ligj.

Çfarë shkruan aktivistja:

“Mos dil te protesta me thane, se ka fytyra te dyshimta…Mos dil te protesta me thane se ka njerez te korruptuar…Mos dil te protesta me thane se c’te duhet ty, ti e ke mundesine me ik jashte..Mos dil te protesta me thane se nuk ka zgjidhje per kete vend…Kot del me thane, se asgje s’do arrish! Mos dil me thane se eshte shashke, duan te mbulojne kanabis! “Po kur te na valojne semundjet cfare te bej?! – u thashe.

Kur te dalin femije me dy koka? Te kujtohem qe s’dola se s’me pelqente njeri/njera aty dhe e lashe fare? Apo se c’me duhej mua? Apo se duhet te pastroja shtepine? Apo se do me hiqnin farefisin nga puna? Apo se ishte shashke po me ate rast dhe u aprovua? Cfare t’i them vajzes sime kur te me pyese pse nuk fola e pse i lashe nje vend te qelbur trashegimi??!! T’i them qe degjova ca injorante dhe u binda te mos flas atehere kur isha ne kohe dhe kur mundja??!! Jo!

Sot ne 17:30 do dal te Parlamenti, per arsyen qe kam dale gjithmone, per vajzen time dhe per familjen time! Gjerat e tjera jane llafe kot per ata qe kane qejf te rrine ne kafe!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency