Horoskopi 22 Shtator 2016

0
238

Dashi (21 mars- 19 prill)

Sot jeni të shqetësuar dhe për ktë arsye, nuk arrini dot të përqëndroheni tek gjërat e tjera. Duket sikur koncepti juaj për botën ka ndryshuar dhe po i shihni më një sy tjetër, jetën tuaj romantike dhe atë të lidhur me karrierën. Dita e sotme do ju ndihmojë që të harroni të kaluarën dhe të përqëndroheni në atë që ju ofron e ardhmja.

Demi (20 prill- 19 maj)

Kohët e fundit jeni shumë të qetë dhe të fokusuar në punë. Keni mendime të qarta në kokë dhe kjo ju ndihmon që të ecni pa frikë në rrugën që keni zgjedhur. E vetmja gjë që ju duhet, është besimi në vete dhe fati. Edhe nëse nuk e arrini suksesin tani shpejt, mos u demoralizoni, pasi do keni plot mundësi të tjera për tja dalë.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Nuk keni pse të mundoheni që çdo gjë ta bëni të vetëm, pasi keni mbështetjen e plotë të personave që ju rrethojnë. Nëse keni nevojë për ndihmë, kërkojeni dhe dikush do të jetë i gatshëm që tja u japë. Kjo është një mënyrë për të rritur besimin tek personat e tjerë dhe mënyra si i menaxhoni situatat, tregon shumë për karakterin tuaj.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Sot do të keni mundësi që të shprehni ato gjëra që ju kanë shqetësuar për shumë kohë. Keni grumbulluar shumë inat brenda vetes dhe keni frikë se mund të shpërtheni nga momenti në moment. Do të ishte më mirë sikur të besonit më shumë tek personat rreth jush dhe ti lejonit që tju ndihmojnë. Nëse e çlironi veten nga ky ngarkim emocional, do jeni më të kthjellët.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Në momentin që arrini të gjeni rrugën e duhur, filloni të bëni hapat e parë drejt saj. Është e vështirë të merrni vendime, kur nuk jeni të sigurt për mundësitë që keni në dorë dhe kjo ju ka bërë që të stepeni në situata të ndërlikuara. Megjithatë, me besimin që keni në vete, keni vërtetuar që ja dilni mbanë në çdo lloj situate.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Sot është dita për tu vënë në lëvizje dhe për të zgjidhur disa çështje, të cilat i keni lënë pas dore. Kjo është një mënyrë e mirë për ta ngarkuar ditën dhe për të mos lënë hapësira të lira, për të menduar mbi problemet e tjera. Dëshironi që të paktën sot, të jeni të qetë nga ana emocionale.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Energjitë planetare po ju shtyjnë që të ndryshoni botëkuptimin, kulturën tuaj. Nuk duhet tu shamngeni problemeve dhe të fshiheni sa herë që gjërat nuk shkojnë mirë. Pavarësisht se kjo ju duket si zgjidhja më e mirë për momentin, më vonë do e kuptoni që kjo mënyrë është e gabuar. Gjithashtu, mos ngurroni të kërkoni ndihmën e personave rreth jush, atëhere kur të keni nevojë.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Kohët e fundit po hasni disa vështirësi me punën në grup. Kjo vjen për shkak se ju është caktuar detyra e liderit dhe e keni të vështirë tu shpjegoni të tjerëve detyrat që kanë. Mundohuni të jeni të duruar dhe nëse një pjestar i grupit ka nevojë për ndihmë, mos ngurroni tja jepni. Mos prisni që të tjerët tju ndjekin në çdo hap që ndërmerrni.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Duhet ta shfrytëzoni ditën për tu fokusuar tek e ardhmja juaj profesionale. Forcat planetare do ju ndihmojnë në qartësimin e ideve. Në vend të rebelimit pas çdo provokimi të vogël, do të ishte më mirë sikur të bëheshit më të duruar dhe të mendoni fillimisht mbi nevojat themelore që keni ju dhe familja juaj.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Projektet tuaja duan pak kohë për tu përfunduar dhe kjo për shkak të mungesës së përqëndrimit. Jeni duke u marrë me disa gjëra njëkohësisht dhe rezultatet e punës, nuk janë ato që prisnit. Fokusojini energjitë tek një drejtim i vetëm dhe më pas merruni me çështjet e tjera. Megjithatë, mbetet pyetja se cilin drejtim duhet të ndiqni të parin.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Dita e sotme do të jetë e qetë dhe ka mundësi që të merreni me punë deri në mbrëmje vonë. Nëse dikush ju bind që ta merrni ditën pushim, do e keni të vështirë ti rezistoni tundimit. Mundohuni që të fokusoheni tek puna që keni në dorë dhe nëse arrini ta përfundoni shpejt, kalojeni pjesën e ngelur të ditës, me miqtë tuaj.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Jeni duke u përballur me disa pengesa dhe kjo është një mundësi për ti dhënë vetes më shumë kohë, për të përfunduar detyrat që ju janë ngarkuar. Është pak stresuese për ju, pasi është hera e parë që mundheni kaq shumë për të zgjidhur diçka, por mos harroni se durimi është virtyt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency