Vjen goli i parë për Ergys Kacen…

0
182

Ergys Kaçe ka filluar të ingranohet mjaft mirë në lojën e Viktoria Plzen, skuadër ku është huazuar në këtë sezon nga grekët e PAOK. Mesfushori shqiptar, pas paraqitjeve mjaft të mira në Ligën e Europës dhe kampionatin çek, sot ka qenë protagonist edhe në ndeshjen e Kupës së Çekisë, të cilën skuadra e tij e fitoi me shifrat 7-0. Kaçe u aktivizua si titullar kundër Hlucin dhe në minutën e 44-t të sfidës, dërgoi topin në rrjetë për të realizuar golin e shifrave 2-0 me të cilat u mbyll pjesa e parë e takimit.

Meqë dy skuadrat kishin diferencë të dukshme, kualifikimi ishte thuajse i sigurt dhe se lojtari kishte luajtur rregullisht në ndeshjet e fundit, trajneri i Plzen vendosi të ulte Kaçen në stol. Kështu ai ndoqi nga pankina vazhdimin e ndeshjes, në të cilën skuadra e tij shënoi edhe 5 gola të tjerë në pjesën e dytë për të hipotekuar kalimin mes 16 ekipeve më të mira në Kupën e Çekisë.

Kaçe është dhënë huazim për një vit te Viktoria Plzen, e cila është një prej pretendenteve kryesore për të fituar titullin kampion në Çeki, ndërsa luan edhe në Ligën e Europës ku në ndeshjen e parë në fazën në grupe arriti një barazim shumë të mirë 1-1 ndaj Romës./panorama

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency