Tiranë/ Arrestohen 2 të rinjtë të cilët prej kohësh përndiqnin femra

0
231

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e djeshme dy persona. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen për ngacmime të vazhdueshme e përndjekje ndaj 2 femrave. Mësohet se është arrestuar 38-vjeçari Igli Xhiku, banues në Tiranë i cili nëpërmjet rrjeteve sociale, në rrugë dhe në vendin e punës, ka ngacmuar shtetasen B. B., 31 vjeçe. Ka qenë vetë e reja që e ka denoncuar duke deklaruar se për shkak të ngacmimit të vazhdueshëm ka kaluar gjendje të rëndë ankthi dhe frike. Po kështu është ndaluar edhe 21-vjeçari Erald Hidri, i cili akuzohet se në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur 17-vjeçaren me iniciale E. S., banuese në Tiranë. Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar organit të akuzës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency