Shpërthen një tjetër samsung galaxy,shkakton dëme të mëdha në trupin e poseduesit

0
221
 Ky është Ramirez, personi që e pësoi incidentin e radhës nga “smartphone”.
Telefoni i tij Samsung Galaxy S7 Edge, i ka shpërthyer në xhepin e tij, kështu duke e lënë me pasoja mjaft të mëdha, këmba e tij ka humbur krejtësisht ndjenjat..

Tani, ai ka paditur kompaninë e Samsung-ut.

“Ishte sikur të më futej një fener me flakë në xhep, nuk mund ta nxirrja pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha ai.

Përveç të tjerash, ai tani ka dëme nervore në këmbën e tij, madje është detyruar të ndërhyjnë me transplante, megjithatë vazhdon të mos ndjejë asgjë.

“Kjo është këmba ime pas shpërthimit të telefonit në xhep, nuk ka asnjë ndenjë çfarëdo që ndodh aty”.

Kjo është një prej shumë rasteve të shumta që kanë ndodhur me shpërthimin e telefonave në xhep.

Ramirez tani shpreson që procedimi i kësaj çështje të ndërgjegjësojë tani më tepër kompaninë dhe dështimet që po i ndodhin baterive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency