Pyetjet që e lëndojnë një femër

0
263

Si mendon sikur të fillosh të bësh pak palestër?

Këtë pyetje mendja e një femre e përkthen pak a shumë në këtë mënyrë. Duhet të biesh pak në peshë. Je shëndoshur shumë. Femrat e urrejnë këtë pyetje, sepse lidhet me imazhin e tyre. Mashkulli jep idenë se paraqitja e femrës ka ndryshuar dhe ai nuk e pëlqen më.

Çfarë ka sot për drekë?

Këtë pyetje që burrat e bëjnë shpesh dhe pa e vrarë mendjen për femrat është njëlloj sikur t’u thuash: Vendi yt është në kuzhinë. Ti di dhe duhet të kujdesesh vetëm për enët dhe gatimin dhe asgjë tjetër. Kjo pyetje femrat i bënë të ndihen si shtëpiake të dëshpëruara. Ndërsa kjo pyetje i acaron më shumë nëse dhe ajo ka qenë në punë po aq orë sa mashkulli.

Si ishte ish-i dashuri?

Këtë pyetje vajza e dëgjon sikur ju i ankoheni se përse kini pasur të dashur më parë dhe se jeni mjaft xheloz. Është ndër pyetjet që vajzat i urrejnë më tepër. Femrës i duket sikur hyni në një territor shumë privat në të cilin nuk keni të drejtë të shkelni. Secili prej njerëzve ka sekrete që nuk do që t’i ndajë me askënd.

Kush është personi për të cilin po flisje me miken tënde?

Këtë pyetje vajza e dëgjon sikur i thua: Unë nuk kam besim tek ty. Ti je imja dhe mos e harro këtë. Nuk më pëlqen kur diskuton për një burrë tjetër. Kjo pyetje e irriton femrën pasi i lë të kuptojë se ju jeni një tip posesiv dhe nuk i lini aspak hapësirë.

Do të vonohesh shumë?

Një pyetje të tillë një femër e kupton si shprehjen më të madhe të mërzisë së një mashkulli. Duket sikur mashkulli i ankohet për faktin që do të rrijë në shtëpi dhe do merret me gjëra që s’i takojnë, ndërkohë që ajo del./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency