Duhani lë gjurmë në ADN që çojnë në rrezikun e kancerit

0
215

Pirja e duhanit mund të dëmtojë thellësisht ADN-në, duke ndryshuar mijëra gjene të cilat mund të kontribuojnë në sëmundje të lidhura me duhanin, duke përfshirë kancerin dhe çrregullime kardiovaskulare, thotë një studim i ri.

Hulumtimi i botuar në zhurnalin e Shoqatës Amerikane të Zemrës, gjeti se pirja e duhanit lë “gjurmë” të qëndrueshme në gjenom për 30 vjet e më shumë, transmeton arbresh.info.

“Studimi ynë ka gjetur dëshmi bindëse se pirja e duhanit ka një ndikim afatgjatë në makinerinë molekulare, një ndikim që mund të zgjasë më shumë se 30 vjet”, tha autori i studimit Roby Joehanes nga Hebrew SeniorLife and Harvard Medical School.

Gjurmët janë bërë në një proces të quajtur metilim – një ndryshim i ADN-së që mund të pasivizojë një gjen apo të ndryshojë mënyrën se si funksionon ai./arbresh.info

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency