Ditë zie për këngëtaren e muzikës popullore shqiptare, humb nënën e saj (Foto)

0
345

Sot është ditë zie për këngëtaren e muzikës popullore shqiptare, Maja Aliçkaj.

Këngëtarja ka humbur nënën e saj. Ajo falenderon të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këtë ditë të vështirë për të dhe gjithashtu rrëfen se aftësitë si artiste i ka vetëm nga nëna e saj.

“Te dashur miq. Ju falenderoj me gjithe shpirt, per gjithe mesazhet tuaja ngushulluese, per humbjen e nenenes time. Jua kthefsha ne gezime. Nena ime , ishte dhe eshte idhulli im. Behare quhet, dhe nje behar ishte zemra e saj,shpirti i saj. Gjithe aftesite e mia si artiste i kam nga ajo… Vuajti disa vite dhe ne bashke me te,  por e gezonim dhe na gezonte. 2-3 muajt e fundit luftonim me vdekjen e saj, por nuk fituam…. Por ndoshta ishte me mire keshtu, Nena ime u qetesua. Iku nje nene, bashkeshorte, gjyshe, stergjyshe e lumtur. E rrethuar me shuume dashuri dhe respekt…

Mamaja ime e mire,  fjale mjalte e zemer dlire, dhe ne shtrate kur lengoje,  kengen e re time kendoje, shume e bukur eshte me thoje… U prehsh ne paqe o engjelli im”, shkruan Maja në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency