Banane e Karamelizuar – Flambé

0
277

Banane e Karamelizuar – Flambé

Përgatitja: 5 Mins

– Pjekja: 15 Mins

– Sasia: 4 Persona

Banane e karamelizuar apo flambé siç mund të njihet ndryshe, është një recetë gatimi e veçante dhe e thjeshte për tu përgatitur. E veçanta e kësaj recete është se mund të përdorim edhe bananet më të vjetra.

Përbërësit për Banane e Karamelizuar – Flambé

3 banane

100 gr gjalpë

100 gr sheqer

50 gr ujë 1 lugë gjelle rum ose konjak

5 gr kripe

3 gr sode buke

Përgatitja e Banane e Karamelizuar

Fillojmë përgatitjen e recetës për banane e karamelizuar duke venë në zjarr një tigan jo ngjitës. Hedhim gjalpin për ta shkrirë dhe më pas sheqerin së bashku me ujë. Shtojmë pak kripë dhe sodën e bukës. Pasi kemi hequr lekuren e bananes, mund ti presim sipas dëshirës. Pasi e gjithë masa te ketë shkrirë shtojmë me kujdes copat e bananes. Në momentin që sheqeri fillon dhe karamelizohet shtojmë dhe pak rum ose pije alkoolike te aromatizuar. Banane e karamelizuar janë gati për ti shërbyer. Shtojmë në pjatë dhe pak akullore dhe hedhim sipër karamel nga përgatitja. Ju bëftë mirë!/artiigatimit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency