Koni: Sot afati i fundit për regjistrimet, 4000 kuota bosh në UT

0
167

Ora 16:00 e pasdites së sotme është afati i fundit për regjistrimin në Universitete të maturantëve fitues në fazën e parë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në një intervistë për Ora Neës tha se deri ditën e djeshme (19 shtator 2016) janë regjistruar 1272 studentë ose 25%.

Koni u bëri thirrje maturantevë të regjistrohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Rektori sqaroi se nga faza e parë e regjistrimeve mbeten afro 4000 kuota bosh.

Numrin më të lartë të lartë të regjistrimeve e së Fakulteti i Drejtësisë me 60% dhe Fakulteti i Ekomomisë me 50%.

Rektori Koni deklaroi se nga data 21 shtator,  Universiteti do të shpall kuotat bosh.

Riaplikimi në 10 programe për maturantët do të nisë në datën 23 shtator.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency