Flet 20-vjeçari: Tmerri që shikoj çdo ditë në Golem (Foto)

0
242

I shqetësuar nga pamja që sheh përditë në Malin e Robit, një 20-vjeçar ka shkruar në adresë të portalit Jeta osh qejf, ku ka denoncuar një ngjarje që përsëritet çdo ditë me rreth 100 nxënës.

Siç duket edhe në këto foto, më shumë se 100 nxënës janë të detyruar që të kalojnë rrugën pa asnjë lloj sigurie, madje duhet edhe të kapërcejnë trafik ndarësen për të shkuar në shkollë, apo për t’u kthyer në shtëpi. “I shqetësuar për rrezikun që hasin këta fëmijë, por edhe banorë të tjerë të zonës, i riu kërkon që të bëhet një mbikalim. Madje ai shkruan se “duhet të ndodhë një fatkeqësi që dikush të marrë masa”, pasi banorët e kanë ngritur këtë shqetësim edhe më parë, por pa asnjë reagim.

“Përshëndetje JOQ. Ka disa vite që është bërë autostrada dhe asnjë nuk ka marrë mundimin të bëjë një mbikalim këmbësoresh këtu në fshatin “Mali i Robit” në Golem. Rreth 100 fëmijë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të kaluar këtë rrugë që të shkojnë në shkollë. Më vjen keq që e them, por duhet të ndodhë një fatkeqësi që dikush të mendojë për ne. Unë jam banor i lagjes, por kam të afërm që rrezikojnë. Ky është tmerri që shohim përditë. Flm”, shkruan qytetari.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency