Fier/ 300 nxënës në protestë, prindërit: Deputeti të na shtrojë rrugën

0
180

Banorët e fshatit Kallm i Vogël në Fier e kanë zhvendosur sot protestën përpara zyrave të njësisë administrative të Mbrostarit.

Banorët janë takuar me deputetin e zonës, Ervin Koçi, ku edhe nuk kanë munguar debatet e ashpra mes tyre.

Banorët i kanë kërkuar deputetit dhe njësisë administrative të shtrojnë rrugën për të çuar fëmijët në shkollë.

Zoti. Koçi mësohet se ka garantuar banorët se rruga do të shtrohet në muajt janar-shkurt, pasi tani ka filluar karikimi i rrugës.

Por fjalët e deputetit socialist duket se nuk kanë qenë bindëse për banorët të cilët kanë deklaruar se atëherë kur të shtrohet rruga, do të çojnë dhe fëmijët në shkollë.

300 nxënësit e shkollës nëntë vjeçare kanë bojkotuar mësimin që prej 13 shtatorit për shkak të rrugës së keqe dhe të pakalueshme.

Ata u janë bashkuar prindërve të tyre në protestat pothuajse të përditshme lidhur me këtë çështje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency