Çifti: “Nuk do t’i çojmë kurrë fëmijët në shkollë”

0

Ndryshe nga shumë prindër të tjerë që duan t’i çojnë në shkollë fëmijët e tyre, një çift ka zgjedhur të udhëtojë me ta nëpër botë.

Paul dhe Caroline King, të cilët u njohën me njëri-tjetrin ndërsa udhëtonin, kanë kaluar 19 muajt e fundit duke udhëtuar me fëmijët e tyre, 6-vjeçarin Winston dhre 4-vjeçarin Henry. Ata kanë vizituar 15 shtete deri më tani.

Çifti sqaron se fëmijët e tyre janë shumë herë më të avancuar se fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. Pas shitën shtëpinë e tyre me vlerë 280 000 paund, prindërit morën fëmijët e tyre dhe nisën udhëtimin nëpër botë dhe për momentin nuk e kanë në plan të ndalen.

 

femijet 2

 

“Ne kurrë nuk do t’i detyrojmë fëmijët tanë të shkojnë në shkollë dhe të bëjnë provime. Ne nuk iu bërtasim atyre, ndaj pse duhet t’i lejojmë mësueset t’iu bërtasin”, – ka thënë nëna e tyre.

Pasi udhëtimit të tyre fillimisht bë Rumani, kjo familje ka vizituar  edhe shumë vende të tjera si Dubai, Indi, Maldive, Malajzi, Indonezi, Borneo, Tajlandë, Laos, SHBA, Kolumbi, Spanjë, Egjipt, Itali  dhe Republikën Çeke.