Avioni në Ishëm/ Zbulohet vendodhja e pilotit Guido Guidi

0
232

Ndërsa asnjë institucion nuk jep detaje lidhur me vendndodhjen e pilotit italian Guido Guidi, gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala ka zbuluar përmes burimeve të saj se piloti 69-vjeçar ndodhet në Drejtorinë e Policisë së qarkut Durrës, ku ka qëndruar gjatë gjithë ditës së sotme. E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, gazetarja e “News24” tha se policia dhe prokuroria në këtë rast po luajnë një lojë skandaloze, dhe po mbajnë mister një çështje shumë të rëndësishme. “Guido Guidi ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Me çfarë statusi mbahet në polici? Të paktën përgjatë gjithë ditës së sotme ka qëndruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës”- deklaroi gazetarja Lala. Nga ana e tij avokati i pilotit italian, Aleksandër Ndrejaj hodhi poshtë deklaratat e gazetares për vendndodhjen e Guido Guidit, duke mos pranuar të jepte detaje të tjera. “Nuk besoj se është në ambientet e policisë. Në momentet që jam këtu nuk kam informacione në lidhje me veprimet pasi policia kryen veprimet e veta, prokuroria veprimet e veta. Për një arsye hetimi mund të ndryshohen në çdo moment masat”- deklaroi avokati i pilotit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency