Gomonia e traifkantëve të drogës arriti t’i shpëtojë policisë shqiptare me 1 ton kanabis!

0
187

Megjithëse ishte e ngarkuar me 1 ton kanabis, gomonia e traifkantëve të drogës arriti t’i shpëtojë policisë shqiptare. Me një ngarkesë të tillë, është llogjike të mendohet se trafikantët e kanë pasur të vështirë të manovrojnë në det, aq më tepër nga moti i keq. Por sipas policisë, pikërisht për shkak të motit të keq, trafikantët kanë arritur të largohen. Në një njoftim për mediat jepet dinamika e operacionit të policisë shqiptare. Megjithëse e pikasën gomonen që në nisje, në breg të detit, përsëri policia shqiptare nuk arriti ta ndalojë. Afërsisht rreth orës 22;00 të natës së kaluar, në lumin Vjosë, në afërsi të Urës së Mifolit, policia dalloi një mjet të dyshimtë lundrues. Gomonia ishte  8.5 metra e gjatë, me dy motorë dhe në bord mbante 31 pako të mëdha me drogë.

“Mjeti është larguar me shpejtësi pasi ka parë lëvizje në afërsi të tij. Rreth 2 kilometra nga grykë derdhja e Vjosës, patrulla e Policisë Kufitare, e planifikuar në shërbime në atë vend, i ka bërë shenjë dhe thirrje mjetit që të ndalojë.

Thirrjes  për të ndaluar, drejtuesi i mjetit nuk i është përgjigjur, por ka shtuar shpejtësinë. Nga ana e shërbimeve të Policisë është hapur zjarr në ajër për ta ndaluar por përsëri mjeti ka vijuar me shpejtësi të madhe” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ndjekjes policia dalloi se aty udhëtonin tre persona, të cilët arritën të largohen duke përfituar nga moti i keq. Në ujërat italiane, Guardia di Financa kishte nisur patrullimin.

“Shërbimet e  Policisë Kufitare Vlorë , Repartit Delta dhe Guardia di Financa, kanë qëndruar në det deri në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm kohë kur janë njoftuar se mjetet e Guardia di Financa të Barit ishin në ndjekje te gomones.

Rreth orës 06:00 nga Guradia di Finanza e Barit jemi njoftuar se, në territorin e Torre Santa Sabina, është kapur mjeti lundrues tip gomone me gjatësi 8.5 metra, me motor Merkuri 250, plus motor rezerve, si dhe 31 pako mariuanë, ndërsa tre trafikantët kanë arritur të dalin në breg dhe më pas të largohen” njoftoi policia.

Në njoftimin për mediat nuk ka shpjegim se përse dështoi operacioni i policisë shqiptare, pasi tre trafikantët e drogës kanë arritur të largohen të paidentifikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency