Fier/ “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”, arrestohet 33-vjeçari

0
145

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Prishje të qetësisë publike” është arrestuar nga policia e Fierit.

Në pranga ka rënë Florenc Sheqi, 33 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 25.11.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga Nenet 278/5, 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datën 27.09.2015. 33-vjeçari në vendin e quajtur “Pedonale”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin A.O, 55 vjeç, duke gjuajtur disa herë në ajër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency