Të pa gabueshme… Këshilla dashurie nga Sex and the City

0
262

Seriali tejet i njohur Sex and the City në kohën kur shfaqej kishte një efekt magjeps te femrat por pa përjashtuar edhe djemtë. Qindra episode paraqisnin një burim falas për këshilla si të veprohet në marrëdhëniet e dashurisë por edhe ato familjare. Kjo është lista më e mirë më këshilla nga Sex and the City rekomandojnë hulumtuesit.

Rregulli numër 1: Dil me të edhe nëse nuk është tipi yt!

Shembull:Miranda dhe Stiv

Kur Miranda e njoftoi Stivin ai punonte si barmen, kurse ajo ishte një grua e suksesshme me një të ardhme të shquar në  karrierën e saj. Skeptike për nga natyra, nuk besonte se lidhjet kishin sukses, mirëpo iu dorëzua sharmantit dhe të pashmangshmit Stiv. Dallimi në mes të stilit të jetesës pikëpamjet e ndryshme jetësore. Edhe pse Miranda që ditën e parë kishte mundësi ta fshinte numrin e celularit të Stivit, fitoi këmbëngulja e tij për të qenë bashkë. Ata formojnë familje dhe i groposin armët e luftës së tyre.

Rregulli numër 2 : Ai duhet t’ju vijë pas

Shembull: Carrie dhe Mr.Bigg
Normalisht edhe Carrie vraponte ndonjëherë pas Mr.Bigg mirëpo në fund ishte ai i cili u paraqit në derën e saj kur ajo donte të shpërngulet nga New York për në Paris. E hidhëruar me të momentin të cilin ai ka zgjedhur ti tregojë emocionet,i cili çdoherë ka qenë i gabuar ajo i bërtiti: “Harro numrin tim. Më mirë harro dhe emrin tim!” .  Mirëpo ai nuk u dorëzua. E kërkoi ti tregojë se e donte dhe ditën e nesërme u takua me shoqet e saj dhe me bekimin e tyre ai u nis për në Paris për ta kthyer pas.

Rregulli numër 3: Mos e injoroni intuitën e cila u tregon se lidhja e juaj nuk bën
Shembull: Charlotte dhe Tray

Optimistja dhe gjithnjë e disponueshmja Charlotte mendonte se kishte realizuar  të gjitha ëndrrat e saja kur e përfitoi të bukurin dhe të pasurin doktor Tray McDougall. Dhe përkundër shenjave të dukshme të mossuksesit: një propozim katastrofal martese, vjehërr jo të mirë, muajin e mjaltit të kaluar pa sex – Charlotte ishte e prerë në vendimin e marrë të saj që kjo martesë të jetë e suksesshme. Edhe pse doktori i ofronte çdo gjë, bashkimi i tyre nuk funksionoi. Dashuria nuk mundet të planifikohet, ajo ndjehet nga brendia e barkut.

Rregulli numër 4: Lirisht dashurohuni deri në veshë
Shembull: Samantha dhe Smith

Rregulli I parë i Samanthës ishte që asnjëherë të mos të dashurohet. E opsesionuar pas shfrytëzimit të meshkujve, vendosi që nën kujdesin e saj të merr një barmen dhe nga ai të krijojë një aktor. Nuk e pyeti për emrin, dhe as që e paramendoi se ai do të ishte dashuria e jetës së saj. I dha guxim që ti përjetojë fantazitë  et ij seksuale , gjë që i dha krahë për të qenë i suksesshëm. Ai ndryshoi dhe mbiemrin  dhe u bë ylli kryesor mes tinejxherëve. Në atë periudhe ajo u dashurua dhe  ia pranoi “Vlen për mua më tepër se çdo mashkull tjetër që e kam takuar” i tha ajo.

Rregulli numër 5 : Edhe kur jeni vetëm rrini me vetëbesim të plotë
Shembull: Carrie

E vetme dhe e lirë, shpirtin e saj romantik e shfaqte gjatë kolumnave të së dielës, ndërsa historinë më romantike e shkroi për jetën e saj. Fati i keq dhe stuhitë nga ndarjet e vështira ishin të shpeshta në jetën e gazetares Carrie Bradshow. I përjetoi kurthet, vjedhjen e këpucëve “Manolo” , konfliktet e shumta në lidhjet e saja , mirëpo qëndroi me dy këmbë në tokë dhe e bindur në kërkimin e dashurisë së vërtetë.

Lufta më e madhe që e bëni është me veten. Nëse  gjeni ndonjë njeri i cili ju do dhe ju admiron sa ju veten personalisht, atëherë keni arritur diçka fantastike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency