Mendohet se është gjetur varri i humbur i Jezusit

0
375

Një gjeolog në Jerusalem pretendon se ka gjetur “dëshmi” që mund të rihapin polemikat rreth vendit të fundit të pushimit të Jezus Krishtit.

Dr. Aryeh Shimron thotë se ka kryer disa teste të reja të cilat sugjerojnë se Varri Talpiot, i gjetur në Jerusalemin Lindor më 1980, ishte një varr familjar për Jezusin e Nazaretit, gruas së tij Maria Magdalenës dhe djalit të tij Judës.

I emëruar “Varri i Humbur i Jezusit”, një film dokumentar i vitit 2007 nga James Cameron flet për një dhomë që përmban nëntë kuti varrimi të gdhendura me emrat “Jezusi djali i Jozefit”, “Maria” dhe emrat e tjerë që lidhen me Dhiatën e Re.

 

Mbishkrimet dhe datat e përafërta të varrezave kanë bërë që disa të sugjerojnë se Varri Talpiot lë të kuptohet se Jezusi u martua, pati fëmijë dhe se ekzistenca e mbetjeve trupore do të thotë që Ringjallja nuk mund të ketë ndodhur.

Pretendimet kontroverse janë hedhur poshtë në një shumëllojshmëri bazash në kohën e transmetimit të dokumentarit – duke thënë se këta emra që janë gjetur të gdhendur në varre në atë kohë ishin relativisht të zakonshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency