Horror për 29 vjecaren nga Maqedonia, 2 tërinj e rrahin dhe tentojnë ta përdhunojnë

0

Njëzet e nëntë vjeçarja C.A nga Strumica mbrëmë ka denoncuar në polici se një orë më parë, ndërsa ishte në fshatin Vasilevë dhe ka pyetur për ish-burrin e saj iu afruan dy të huaj të cilët thanë se e njohin dhe se e dinë se ku është në atë moment.

Loading...

Pastaj, siç informuan nga Ministria e Brendshme, së bashku u drejtuan për të gjetur atë. Kur ata arritën në një nga fushat njëri prej tyre e kapur për dore dhe filloi të prekë në pjesën e prapme të trupit, transmeton TetovaSot. Pasi gruaja ka filluar të rezistojë dhe të bërtas, ai me forcë ia ka mbyllur gojën, dhe e ka sulmuar fizikisht duke e goditur atë me shuplaka në fytyrë.

Në atë moment tjetri i tha që ta lirojë dhe u largua, ndërsa abuzuesi vazhdoi me fuqi duke u përpjekur për t’ia hequr rrobat e saja.

Gruaja arriti të arratisej dhe më pas e denoncoi incidentin në polici.

Policia i ka gjetur të dy persona dhe i ka identifikuar.Bëhet fjalë për 18 vjeçarin A.D. dhe për një 15 vjeçar./tetova

 

Loading...