Albano Carrisi ndez pallatin e koncerteve në Tiranë, falenderon gjithë shqiptarët

0
238

Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi ka entuziazmuar publikun shqiptar për më shumë se 2 orë në Pallatin e Kongreseve në koncertin në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në nisje të koncertit këngëtari italian, tashmë me pasaportë shqiptare ka folur shqip duke falenderuar të pranishmit.

Albano Carisi u shpreh se “Kam ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1989.

Sot në këtë sallë është një shqiptar më shumë, pasi kam marrë pasaportën shqiptare”.

Albano ka performuar disa prej këngëve më të njohura nga repertori i tij. Bashkë me të edhe publiku ka kënduar disa nga hitet e njohura si ‘Felicita’, etj.

Për të treguar që është akoma i ri, Albano ka bërë edhe disa ‘pompa’ në skenë, ndërsa duartrokitjet e publikut nuk kanë munguar në asnjë moment.

Albano është ndër këngëtarët italianë me më shumë fansa në Shqipëri dhe koncerti i tij është pritur me mjaft interes.

Reshjet e dendura të shiut pasditen e sotme në Tiranë nuk kanë penguar adhuruesit e Albanos që të ishin në koncert, ndërsa të pranishëm ishin këngëtarë, artistë dhe politikanë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency