Shkenctarët në alarm, pas 3 brezash nuk do të ketë më akuj Arktik

0
229

Pas dy ose tre brezash mund të mos ketë më akuj në Arktik…

Është kjo frika e shkencëtarëve teksa ngrohja globale jep sërish shenja alarmi. Niveli i akullit në Arktik ka zbritur në nivelet e vitit 2007, një shqetësim ky në rritje mbi pasojat që po vuan planeti nga rritja e temperaturave.

Çdo verë në Arktik, akulli arrin minimumin e tij sezonal, por niveli i 10 Shtatorit të këtij viti është bërë shqetësues. Shkencëtarët kanë bërë edhe njëherë thirrje për uljen e emetimeve të gazit në mënyrë të menjëhershme dhe kanë theksuar se deri në fund të vitit, situata me akujt në Arktik mund të përkeqësohet. Pasojat u vunë re edhe këtë verë. Muaji Gusht ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në tokë, ndërsa për muajt që vijnë kërcënimi nga fenomenet e natyrës është i shtuar.

Agjencia hapësinore amerikane ka bërë gjithashtu të ditur se temperatura mesatare globale e viti 2016, deri tani është 1.3 gradë celcius, më e lartë sesa temperatura në epokën para revolucionit industrial.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency