Regjistrimet – Ekonomiku “pa kartona”, maturantët rrezikojnë Universitetin

0
292

Kur ndajnë vetëm 3 ditë nga mbyllja e fazës së parë të regjistrimeve në universitete, maturanët e shkollës Teknike-Ekonomike në Tiranë nuk janë pajisur ende me kartonin e diplomave. Drejtori i këtij instucioni tha se ka ardhur një furnizim i pjesshëm i tyre pa dhënë informacion për arsyet e vonesës. Ndërsa autoritet e arsimit thanë se kartonat e diplomave janë gati që në 26 gusht dhe tërheqja e tyre i takon drejtuesit të shkollës.

Maturanët që kanë përfunduar shkollën e Mesme Teknike Ekonomike në Tiranë nuk janë të pajisur me kartonin e diplomës duke i penalizuar ata të regjistohen pranë universiteve nëse janë shpallur fitues në fazën e parë.

Drejtori i kësaj shkolle Alfred Bozhiqi tha jashtë kamerës se furnzimi i pjeshëm të tyre që do të nis shpërndarjen menjëher por nuk dha detaje përse është krijuar kjo situatë.

Pyetur për këtë çështje, zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj tha i takon drejtorisë së shkollës të tërheqë bazën materiale, pasi ministria e Arsimit i ka dorëzuar DAR të gjithë dokumentacion në 26 gusht.

Nora Malaj: Kartoni ka shkuar në Drejtorinë Arsimore, do t’i lutem drejtorave të shkollave profesionale, ata që nuk janë pajisur të bëjnë pajisjen në mënyrë që të mos penalizohen maturantët për zgjidhjen  e problemeve dhe për të vazhduar atë që quhet faza shumë e rëndësishme e aplikimit dhe regjistrimit në universitete.

Janë rreth 250 maturantë të kësaj shkolle që janë në limitet e afateve për t’u regjistruar në universiteve.

Kjo fazë e parë mbyllet në datën 20 shtator dhe në rast se fituesit nuk regjstrohen vendi i tyre shpallet vakant./’oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency