Artan Hoxha: Në celular kam fakte që kompromentojnë Ramën dhe shumë zyrtarë të lartë të vendit

0

Gazetari Artan Hoxha ka bërë dje një deklaratë shumë të fortë në media, lidhur me ndalimin e tij nga prokuroria. Mesnatën e së enjtes, ai u shoqërua nga prokuroria, pasi akuzohej se ka nxjerrë sekretet hetimore për rrëzimin e avionit. Hoxha ishte ai i cili tha i pari se ai kishte ardhur për të provuar pistën dhe do kthehej të merrte 200 kg drogë. Megjithatë, ai dje në media ka folur për këtë gjë. Sipas deklaratës, atij i janë sekuestruar dy telefona celularë. Hoxha kërkoi që të mos preket njëri prej tyre, pasi aty ka të dhëna që komprometojnë politikën shqiptare. “Mua mu sekuestruan 2 celularët. Njëri është celulari privat. Dhe tjetri është pronë e “News24”, dhe unë e përdor prej 15 vitesh. Dhe e përdor edhe redaksia për qëllim të punës. Nuk e shoh me vend dhe normale që një gazetari t’i hiqen mjetet e punës. I kam bërë me dije prokurorit që dy celularët i kam dorëzuar të fikur. Këto telefona kanë edhe arkiv. Kam materiale me video dhe audio që akoma nuk i kam publikuar. U bëj thirrje që mos të gërmojnë aty. Nëse i hapin aty do të gjejnë gjëra komprometuese, nga Kryeministri e poshtë. Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të mia private. Nëse ato dalin, çanta e zezë e “Baba Takut” do të jetë hiç gjë para memories së një iPhone 6”, tha ai.

Loading...

Më tej Hoxha ka dhënë detaje dhe nga ajo se çfarë mund të gjendet në celularin e tij. Gazetari është shprehur se ka shumë të dhëna mbi vrasje policësh. Aty ka materiale për Skerdilajd Konomin, apo që kanë të bëjë me ekzekutime të punonjësve të policisë. Nuk është hera e parë, janë me dhjetëra raste që unë kam bashkëpunuar me Prokurorinë për ngjarje të rënda kriminale. Kam materiale që kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme. Në rastin konkret ne jemi në një betejë me krimin me të paligjshmen. Në vend që të raportonim sot çfarë ndodh me pilotin italian, ne merremi me sa çfarë ka ndodhur me gazetarin dhe çfarë ndodhet pas saj”, tha ai. Po ashtu, Hoxha tha se aty ka të dhëna për një aferë të madhe korruptive, ku janë të përfshirë zyrtarët më të lartë në vend.

Loading...