Standard.al

VIDEO Shifra të çmendura, ja sa paguhen pilotët për të transportuar drogë nga ajri

­ Pilotët që transportojnë drogë nga Shqipëria për në Itali përmes ajrit, paguhen me mijëra euro për çdo rrugë. Deri tani janë të paktën dy raste të dyshuara që janë paguar për të bërë transport droge. Gazetari Artan Hoxha deklaroi gjatë emisionit “Opinion”, se piloti italian Riformato që u rrëzua me avion në Divjakë, është paguar 50 mijë euro. Kurse, gazetari Flamur Vezaj tha se Giorgio Riformato do të ishte kontraktuar për t’u paguar 400 euro për çdo kilogramë marijuanë që do të çonte në Itali. Në avionin e vogël që ngeci në rërën e bregdetit në Divjakë u gjeten 305 kg marijuanë, që do të thotë se pagesë për të do të shkonte në 120 mijë euro.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.