OKB: 235 mijë emigrantë nga Libia gati të nisen drejt Italisë

0
204

Rreth 235 mijë emigrantë që gjendjen në Libi janë të gatshëm të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm mesdhetar dhe të shkojnë drejt Italisë.

Sipas të dërguarit të OKB-së , Martin Kobler, emigrantët janë të gatshëm të nisen drejt Italisë sapo t’iu ipet mundësia e parë, shkruan AFP, transmeton koalb.com.

Ministria e Brendshme e Italisë ka raportuar se që nga fillimi i vitit në Itali kanë hyrë 128,400 emigrantë, numëri i të cilëve është rritur për 5% në krahasim me vitin e kaluar.

“Ne kemi listat tona dhe rreth 235 mijë emigrantë nga Libia janë duke e pritur mundësinë e parë që të nisen drejt Italisë”, tha Kobler për të përditshmen italiane La Stampa.

“Përforcimi i sigurisë është çështja më e rëndësishme në këtë moment. Në qoftë se ne kemi një ushtri të fortë dhe të unifikuar, pastaj edhe rreziqet e terrorizmit dhe të trafikimit të qenieve njerëzore do të pakësohen”, shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency