Nis seanca e Kuvendit, ja çfarë do diskutohet

0
154

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e përjavshme plenare, ku në rendin e ditës janë disa projektligje të rëndësishme.

Në axhendën e seancës së sotme janë parashikuar 4 projektligje të rëndësishme.

Pavarësisht ligjeve të depozituara në kuvend, seanca pritet të dominohet nga debati për zgjedhjet në Dibër, pasi opozita, pavarësisht humbjes më mbi 4000 vota diferencë, ka hedhur akuza për blerje votash.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.9.2016 (neni 44, Rregullore)

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”, të ndryshuar” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004 “Për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

5. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian në Republikën e Shqipërisë” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)- mbartur nga rendi i ditës së planifikuar në kalendar për datën 8.9.2016

6. Projektligji “Për ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ujësjellës Kanalizime, Pogradec, si agjenci e zbatimit të projektit, dhe Kfë Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizimet, Pogradec III” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute) – mbartur nga rendi i ditës së planifikuar në kalendar për datën 8.9.2016

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency