Ndërpritet mbledhja e Komisionit të Reformës, OPDAT i duhet më shumë kohë për të shqyrtuar shqetësimet e PD

0
129

Ndonëse Komisioni për Reformën në drejtësi u mblodh sot në orën 11:00, mbledhja është ndërprerë, për të rifilluar në orën 13:00. Shkak i kësaj ndërprerje është bërë fakti se anëtarëve të maxhorancës u duhet më shumë kohë që t’i shqyrtojnë shqetësimet e Partisë Demokratike.

Ky fakt konfirmohet nga burime brenda PD-së, të cilat theksuan se “OPDAT reflektim për shqetësimet tona. Shumica ka marrë kohë që t’i shqyrtojë”.

Mësohet se opozita nuk ndan të njëjtin qëndrim me maxhorancën për disa pika, siç është rasti për Njësinë e Posaçme me Policinë Gjyqësore, e cila emërohet nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera të pushtetit ekzekutiv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency