Konfirmohen akuzat e PD-së, Piloti italian pranon: Do merrja 200 kg kanabis

0
262

Avioni i vogël i llojit “Piper”, i nisur nga Bari i Italisë i rrëzuar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit do të transportonte kanabis. Piloti italian Guido Andrea Guidi ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar ndërkohë që ka shtuar se qëllimi ishte që rrugën tjetër të mund të merrte rreth 200 kilogram lëndë narkotike. Po sipas burimeve, bëhet e ditur se piloti kishte ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri. Piloti, 69-vjeçari Guido Andrea Guidi, i cili udhëtonte i vetëm, fillimisht ka dëshmuar para policisë dhe ka thënë se ka qenë i detyruar të ulte avionin, pasi kishte pësuar një avari. Fillimisht ai tha se u nis nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë, por për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det. Më vonë ai u ka rrëfyer hetuesve versionin e ri duke treguar edhe kontaktet në Itali dhe Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency