Standard.al

Familjet i braktisin fëmijët e vegjël duke imagjinuar se janë “djaj” (VIDEO)

Djali nga Nigeria që e shihni në videon e mëposhtme ishte braktisur nga familja e tij, e cila e akuzoi se është një “djall” apo magjistar, sipas punëtorit ndihmës që e gjeti atë në Uyo, në juglindje të Nigerisë. Punëtorja humanitare daneze Anja Ringgren Loven thotë se djali, të cilin ajo e quan Hope, kishte jetuar në rrugë dhe ka mbijetuar nga mbeturinat e kalimtarëve. Kur ajo e gjeti atë, thotë se ai ishte mbushur me krimba dhe është dashur t’i jepet gjak çdo ditë që të ringjallet.

“Mijëra fëmijë janë duke u akuzuar për “djaj” e “shtriga” dhe ne kemi parë torturimin e fëmijëve, fëmijë të vdekur dhe të frikësuar”, ka shkruar ajo në danisht në Facebook, duke bërë thirrje për fonde për të paguar për ushqim, faturat mjekësore dhe shkollimin e këtyre fëmijëve.

Loven është themeluese e Fondit të Ndihmës për Arsim dhe Zhvillim të Fëmijëve në Afrikë, të cilën ajo e ka krijuar për të shpëtuar fëmijët e etiketuar si “djaj”.

“Hope po bëhet shumë më mirë tashmë duke fituar në peshë dhe duke jetuar në mënyrë shumë më të shëndetshme.  Tani ne vetëm duhet ta bëjmë atë për të folur.” ka shkruar ajo.

“Por kjo do të vijë natyrshëm kur ai është jashtë spitalit dhe duke filluar jetën e tij në mesin e të gjithë fëmijëve tanë. Fëmijët bëhen më të fortë së bashku”.

Etiketimi i fëmijëve si djaj është një vepër penale në shtetin Akwa Ibom, ku u gjet Hope, por praktika vazhdon.

Përpjekjet e Loven për të arritur zyrtarët lokal nuk ishin menjëherë të suksesshme.

Besimi në magji lulëzon në të gjithë botën. Në vitin 2009, rreth 1000 persona të akuzuar si djaj në Gambia u mbyllën në qendrat e paraburgimit dhe u detyruan të pijnë një ilaç të rrezikshëm, ka bërë me dije organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International.

Në vitin 2010, është raportuar për gjendjen e fëmijëve në Nigeri që i nënshtrohen çyshtjeve të frikshme ku ndonjëherë edhe janë vrarë nga familja e tyre.

Një djalë 5-vjeçar, i quajtur Godswill, ishte akuzuar se është “djall”dhe ishte braktisur, rrahur dhe izoluar nga familja e tij dhe komuniteti. Në atë kohë, një zyrtar i shtetit Akwa Ibom kishte pranuar disa raste, por tha se raportet ishin ekzagjeruar.

Sam Ikpe-Itauma, nga Rrjeti për Rehabilitimin dhe të Drejtat e Fëmijëve që shpëton fëmijët si Godswill, tha për CNN: “Kur një fëmijë është thënë të jetë një djall, i pushtuar nga një magji e caktuar shpirtërore, ekziston bindja se ai është i aftë të transformohet në, mace, gjarpër, etj  dhe të shkaktojë gjithëqka si vrasjen e njerëzve, të sjellë sëmundje, fatkeqësi në familje. ”

Ikpe-Itauma nuk beson në magji dhe përpiqet për të rritur ndërgjegjësimin në komunitetetin e kapluar nga histeria. Ai beson se varfëria është një faktor kyç që drejton besimin në magji. Ai thotë: “Varfëria është në fakt një motër binjake e injorancës.”

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.