Turpërohet nga ish i dashuri, transformohet tërësisht

0
194

Një grua dikur obeze ka treguar se një koment i ish-të dashurit e shtyu që merrte një vendim tepër të rëndësishëm për jetën e saj, të binte në peshë duke humbur edhe 40 kg.

29-vjeçarja Britney Vest, e cila jeton në Kaliforni, ka pasur shëndet të tepruar që prej lindjes duke pasur edhe kolesterol të lartë që 36 muajshe.

Peshën më të madhe ajo e fitoi gjatë periudhës së universitetit ku ushqimi i përditshëm ishte ai i “Fast Food”, duke arritur në shifrat e 113 kg.

Gjithsesi, pavarësisht komenteve të shpeshta nga miqtë dhe familjarët, Britney nuk ishte e motivuar për të bërë akoma ndonjë ndryshim në stilin e saj të jetesës.

Por në 2011-n i dashuri i saj në atë kohë i paralajmëroi se ajo “kishte fituar shumë peshë”, pas kësaj studentja e zhgënjyer vendosi të dobësohej.

Për dy vite ajo kapi shifrat e 72 kg. Në vitin 2013 ajo iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr lëkurën e tepërt.

Sot ajo është një blogere e suksesshme fitnesi, duke drejtuar FittyBritttty.com, gjithçka falë komentit të ish-të dashurit.tch

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency