Teatro Royal në Spanjë/ “Desdemona” shqiptare e Otellos do të ndiqet nga familja mbretërore në Madrid

0
240

Ermonela Jaho do të interpretojë rolin kryesor Dezdemonën me tenorin e shquar amerikan Gregory Kunde që do të jetë në rolin e Otellos

 

Ermonela Jaho, tashmë më shumë se kurrë, po e ndjen famën. Asaj i janë hapur dyert e sukseseve nëpër botë. Fituesja e sivjetme e çmimit të publikut të International Opera Awards 2016 në Londër ndjen se nga ai moment është rritur interesimi për të sa i përket interpretimeve në skenat operistike botërore. Ermonela Jaho do të çelë sezonin artistik të Teatro Royal në Madrid të Spanjës (Teatri Mbretëror). Sopranoja shqiptare me famë botërore do të interpretojë rolin kryesor Dezdemonën me tenorin e shquar amerikan Gregory Kunde që do të jetë në rolin e Otellos. Kunde është cilësuar si një nga zërat më të rrallë mashkullor në botën operistike, ndërsa Ermonela Jaho aktualisht vlerësohet si një nga zërat më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare. Jaho rikthehet në Spanjë pasi e ka kaluar verën e këtij viti duke luajtur në “La Traviata” dhe përkrah Placido Domingos. Teatro Royal në Madrid të Spanjës njoftoi se po bën përgatitjet e fundit për të hapur sezonin vjeshtor, ku theksohet se që nga nëntori i vitit 1999, Xhuzepe Verdi ka munguar në skenën e këtij teatri. Rikthimi i operës verdiane do të behet me zërat e dy yjeve të operës botërore, Ermonela Jaho dhe Gregory Kunde, të cilët do të performojnë nga shtatori e deri në tetor me shfaqjen “Otello”. Historia e çiftit të dashuruar shfaqet më 15 shtator në këtë teatër, ku Ermonela Jaho këndon Desdemonën dhe Gregory Kunde Otellon. Në këtë premierë Renato Palumbo do të jetë dirigjent, ndërsa David Alden drejtor skene. Jaho do të çelë premierën dhe do të zëvendësohet më pas me një artiste tjetër për këtë rol. Këngëtarja lirike ka zbuluar se në koncertin operistik do të marr pjesë e gjithë familja mbretërore, pjestarët e së cilës sipas saj janë njërëz shumë të thjeshtë dhe që ndihen krenar kur takojnë artistët. Opera “Otello” e Verdit do të hapë sezonin operistik të Teatrit Mbretëror të Madridit. Kjo shfaqje do të transmetohetdrejpërdrejtë në internet nga Opera Platform. Pasi të ketë çelur natën e parë që do të hap sezonin e Teatro Royal, Jaho do të rikthehet sërish na datat 18,21,27,27 dhe 30 shtator, dhe në natën e fundit më 3 tetor. Ermonela Jaho, një prej sopranove më të mira botërore, shkon në Spanjë me këtë rol pasi ka kaluar verën e këtij viti duke luajtur në “La Traviata” dhe përkrah Placido Domingos. Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, pak muaj më parë ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat e publikut botëror. Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore, i është dhënë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të zhvilluar sot në mbrëmje në Teatrin Savoy të Londrës. Jaho e ka fituar këtë çmim në bazë të votave të publikut mbarë botëror.

 

Sopranoja shqiptare, ka mbajtur ditën e hënë provën gjenerale lidhur me shfaqjen operistike të radhës që do ta ketë në Madrid më 24 shtator. Ajo ka deklaruar se ka pasur një ndjesi të veçantë dhe adrenalinë të shtuar, gjatë natës së kaluar, e cila nuk e ka lënë të shtije gjumë në sy, pasi ka interpretuar me publik, me një mobilizim të theksuar në një provë që sipas saj, shkoi shumë mirë. Ermonela Jaho do të interpretojë rolin e Desdemonës në “Otellon” e Verdit krahas arstistit 63 vjeçar Gregory Kunde i cili luan Otellon. Ajo theksoi se kjo operë është shumë e fuqishme me kor dhe orkestër e cila shpërfaq një eksplozion energjie.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency