Për muxhahedinët/ Kerry nxjerr zbuluar Ramën: Vizita në Tiranë më 14 shkurt siguroi paktin për strehimin

0
200

“Kam vizituar Tiranën në fillim të këtij viti dhe kam diskutuar me Qeverinë shqiptare për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjen e grupit të fundit të anëtarëve të MEK nga Kampi i Lirisë”

 

Gëzim Saliu

 

Ndryshe nga sa kishin deklaruar përfaqësuesit më të lartë të qeverisë, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry bëri të ditur dje në një konferencë për shtyp në Departamentin Amerikan të Shtetit se vizita e tij në Tiranë siguroi paktin për pranimin e radhës të muxhahedinëve në Shqipëri. Duke folur dje nga Uashingtoni për zhvendosjen e suksesshme të muxhahedinëve nga Kampi i Lirisë në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane, Kerry theksoi se i ishte mirënjohës Shqipërisë për rolin e rëndësishëm humanitar. “Më lejoni të bëj një koment të shpejtë për një lajm të mirë, sepse natyrisht ne e dimë se ne jetojmë në një epokë të trazuar dhe shumë shpesh ka një sfidë apo një tjetër për konflikt që, për fat të keq, nuk sjell lajme të mira. Por unë besoj se është e rëndësishme të theksohet një arritje shumë e rëndësishme humanitare. Të premten e javës së kaluar 280 anëtarë të grupit të muxhahedinëve janë transferuar nga Kampi i Lirisë në Irak. Dhe largimi i tyre përfundon një nismë të rëndësishme amerikane diplomatike që siguroi sigurinë e më shumë se 3.000 anëtarë të MEK jetët e të cilëve kanë qenë nën kërcënim. Kam vizituar Tiranën në fillim të këtij viti dhe kam diskutuar me Qeverinë shqiptare për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjen e grupit të fundit të anëtarëve të MEK nga Kampi i Lirisë. Shqipëria ka një traditë krenare të mbrojtjes së komuniteteve në nevojë, ashtu siç bëri gjatë konfliktit në Kosovë dhe në strehimin numër të madh të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast Shqipëria ishte e gatshme për të luajtur një rol të rëndësishëm humanitar”, tha John Kerry.

Mashtrimi qeveritar

 

“Arsyeja (muxhahedinët) që diskutohej në media për ardhjen e tij këtu, nuk është diskutuar në asnjë sekondë. Arsyeja e vizitës dhe përmbajtja e saj ishte e lidhur me vazhdimin dhe thellimin e një bashkëpunimi dhe një partneriteti strategjik të firmosur në deklaratën e vitit të shkuar dhe brenda kësaj përmbajtjeje ishte edhe reforma në drejtësi”. Kjo ishte deklaratat e kryeministrit Rama kur u pyet në 15 shkurt nëse në takimin me Sekretarin e Shtetit John Kerry ishte folur lidhur me çështjen e muxhahedinëve. Ky mohim kategorik u përforcua edhe nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila deklaronte në atë kohë me bindje të plotë se me Kerryn nuk ishte folur në asnjë rast lidhur me strehimin e muxhahedinëve. Por deklaratat e djeshme të Sekretarit të Shtetit hedhin poshtë në 100% deklarimet e përfaqësuesve të lartë të qeverisë, duke i dhënë kështu edhe më shumë nota të ulta besueshmërisë që ka qytetari tek pushteti. Me aq sa është mësuar deri më tani, rasti i muxhahedinëve në fakt është e dyta herë qeveria mundohet të fshehë të vërtetën e një çështjeje ndaj qytetarëve. Rasti i parë ishte ai me armët kimike, ku në fund protesta popullore bëri që qeveria të tërhiqej nga premtimi që i kishte dhënë SHBA, premtim i cili kishte hasur në mungesë të theksuar të transaprencës me publikun. Një mijë muxhahedinë kanë mbërritur në vendin tonë prej vitit 2013, ndërsa në këtë periduhë të qeverisjes së majtë Shqipëria mund të ketë strehuar edhe 2 mijë anëtarë të opozitës iraniane. Kjo e dhënë u bë publike për VOA-n pak kohë më parë nga një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

muxhahedin-600x337 mojahedin-fighters-701x467

Ç’janë muaxhahedinët

 

Muxhahedinët (MEK) janë anëtarë të një lëvizje islamike të themeluar në shtator të vitit 1965 për të kundërshtuar lëvizjen “shah” në Irak dhe më tej për të luftuar kundër regjimit islamik i cili erdhi në pushtet nga revolucioni i dhunshëm dhe i vrasjeve në vitin 1979. Ky grup u vendos në Irak në 1986 dhe ndërtuar kampin Ashraf pranë kufirit iranian, pasi i është dhënë statusi i refugjatëve nga presidenti i asaj kohe Adam Hyseni. Uashingotni e ka cilësuar si një organizatë terroriste pasi në 1997 vranë 6 amerikanë në vitin 1970. Në gusht të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e organizatave të huaja terroriste, një grup muhaxhedinësh iranian të vendosur në Irak (Mojahedin-e-Khalq) ΜΕΚ. Vendimi është marrë nga Sekretarja e Amerikane e Shtet, Hillary Clinton, i cili u argumentua në atë kohë me faktin se muhaxhedinët kishin hequr dorë nga dhuna dhe nga aktet terroriste dhe bashkëpunuan për mbylljen e kampit Ashraf, për shkak të të cilit ka pasur protesta të dhunshme me forcat e sigurisë të Iraku. Nga ajo kohë SHBA është interesuar për strehimin e tyre në vende të sigurta.

 

 

Ngecja me ligjin e kamerave

PS-LSI negociata mes tyre, Braho-Lutaj-Vasili-Tahiri për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së u diskutua mbi dekretin e presidentit lidhur me ligjin e kamerave të sigurisë si edhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me aleatin qeverisës për këtë ccështje. Negociatat pritet të zhvillohen mes drejtuesve të komisionit të sigurisë Spartak Brahos dhe Piro Lutaj, ministrit të Brendshëm Tahiri, që është hartuesi i ligjit dhe kreut të grupit të LSI-së Petrit Vasili. Rezervat e LSI për ligjin  që detyron vendosjen e kamerave të sigurisë në godina publike dhe private, nuk i ka fshehur asnjëherë edhe gjatë diskutimit të nismës në komisionin e sigurisë, para se Presidenti të kthente mbrapsht ligjin si antikushtetues. Rrëzimi i dekretit dhe lenia ne fuqi e ligjit u shty për 6 muaj rresht deri sa PS dhe LSI të gjenin gjuhën e përbashkët . Edhe në seancën e kaluar plenare për shkak të kësaj dakordësie nuk u arrit që ky dekret të hidhej në votë. Për të gjetur një zgjidhje është rënë dakord që pas negociatave komisioni i sigurisë të paraqesë në seancë plenare një reflektim mbi vërejtjet e LSI-së për ligjin e kamerave. LSI ka pasur rezerva mbi faturën financiare të ligjit për buxhetin e shtetit por dhe financat e bizneseve private. Po ashtu kjo nismë sipas saj cënon edhe privatësinë.  Ndërkaq në mbledhjen e djeshme të grupit socialist u fol edhe për zgjedhjet e ardhshme. Pasi i ka falenderuar të gjithë deputetët që u angazhuan me fushatën dhe procesin elektoral , mësohet se kryeministri Rama u ka kërkuar të mos e teprojnë me euforinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency