Këto janë ushqimet që ju japin energji

0

Nëse dëshironi të jeni sa më energjik është e rëndësishme që të evitoni çokollatën, pijet e gazuara ose pijet energjike dhe konsumoni 10 ushqime të shëndetshme që rrisin nivelin e energjisë në mënyrë natyrale.

Lajthitë të cilat konsumohen thatë, pa kripë dhe që i japin trupit një impuls energjie dhe gjithashtu janë të pasura me substanca ushqyese.

Kosi është një produkt i pasur me probiotikë, që ndihmon në tretje, duke i dhënë mundësi organizmit ta përthithë më mirë ushqimin e të luftojë lodhjen.

Salmoni, i pasur me proteina, vitamina B6, dhe gjithçka që duhet për të kthyer ushqimin në energji, duke i dhënë organizmit një zgjim të shëndetshëm.

Më tej vijnë kërpudhat, që japin një dozë të mirë hekuri, i rëndësishëm për transportin e oksigjenit në gjak. Pa oksigjenin e duhur, organet tona do të ndiheshin të lodhur dhe letargjikë.

Pjesë e kësaj liste është dhe spinaqi i cili është i pasur me hekur, magnez e kalium. Magnezi me kaliumin e bën më efikase tretjen në stomak dhe rregullon funksionin e nervave dhe muskujve. Të gjitha këto kontribuojnë në rritjen e niveleve të energjisë.

4 ushqimet që na ndihmojnë në pranverë për të humbur peshë
Tani që kemi stinën e verës përpara, të gjithë ata që kanë marrë disa kilogramë gjatë dimrit po mundohen t’i rrëzojnë ato. Lajmi i mirë është se gjatë stinës së pranverës ka shumë ushqime, të cilat mund të na ndihmojnë të humbim peshë në mënyrë të natyrshme, për shkak se këto ushqime janë më të lehta se ushqimet që kemi aq përzemër të dimrit(transmeton shëndeti).
Luleshtrydhet
Përmbajnë shumë fibra dhe janë një zgjedhje shumë e mirë për të humbur peshë. Një filxhan luleshtrydhe ka rreth 3 gramë fibra dhe një dozë të konsiderueshme të vitaminës C që duhet gjatë ditës. Gjithashtu, është një antioksidant që na ndihmon të mbajmë lëkurën të shëndetshme.
Veza
Vezët janë plot me proteina që na ndihmojnë të largojmë urinë. Njerëzit që hanë një vezë në mëngjes, ndihen më të ngopur dhe më të gjallë gjatë ditës dhe i ndihmon ata të humbasin peshë më shpejt se ata njerëz të cilët i marrin proteinat përmes ushqimeve të tjera.
Sallata jeshile/ perimet jeshile
Janë të pasura me fibra dhe ujë dhe na ndihmojnë nga kaloritë e larta. Nuk jeni një tifoz i sallatrave? Atëherë supa me perime jeshile ka po të njëjtin rezultat (njerëzit që e fillojnë drekën me një supë perimesh përfundojnë duke ngrënë 20% më pak sesa ata që nuk ndjekin këtë zakon).
Kërpudha
Kërpudhat mund të kenë “shije prej mishi”, por kanë një sasi shumë të vogël të kalorive dhe yndyrave që mund të ketë mishi i kuq. Ka shumë raste kur njerëzit që hanë ushqime me bazë kërpudhash, janë po aq të kënaqur sa kur ata hanë pjata me bazë mishi. Por vlen për t’u theksuar se në rastet kur konsumoni kërpudha, nuk do të ndiheni në faj për kaloritë e marra.