Horror në Itali, shqiptarët rrahin dhe kafshojnë një grua shtatzënë

0
252

– Dy të rinj shqiptarë kanë terrorizuar pasagjerët e trenit Breshia-Milano, pasditen e sotme, pasi kanë rrahur dhe kafshuar një grua shtatzënë, në përpjekje për ti grabitur telefonin. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për dy emigrantë shqiptarë 23-vjeçarë, të cilët janë arrestuar nga policia sapo kanë zbritur në stacionin e Rovatos, në Breshia. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur. Dëshmitarët thonë se gruaja 8 muajshe e gjysmë shtatzënë, me origjinë nigeriane, po fliste në telefon kur i është afruar njëri prej djemve dhe është përpjekur ti marrë me dhunë celularin nga dora. 28-vjeçarja ka bërë rezistencë dhe në këtë moment ka ndërhyrë edhe shqiptari tjetër, duke e goditur gruan shtatzënë me shqelma, grushte e duke e kafshuar. Gruaja u transportua menjëherë në spital, ku për shkak të tronditjes solli në jetë vajzën e saj. Fatmirësisht gruaja dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency