EMRAT/ Rrahja e biznesmenit libanez, cilët janë tre të dyshuarit

0
236

Policia e Durrësit ka ndaluar tre persona të cilët dyshohen se janë ata që kanë rrahur dhe kërcënuar me jetë biznesmenin libanez, Fadi Mitri pak ditë më parë në Rinas. Tre personat e shoqëruar dyshohet se janë ata autorët. Burime nga “Panorama” brenda Policisë thonë se ata janë dërguar në Tiranë, për t’u marrë në pyetje për ngjarjen. Gjithashtu, “Panorama” zbulon edhe inicialet e tyre: Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, që të tre nga Shijaku. Ndaj Fadi Mitrit u improvizua një aksident teksa udhëtonte në Rinas dhe më pas, tre personat që e aksidentuan e rrahën dhe e shantazhuan. Dyshimet janë se rrahja ka qenë shantazh për ndërtimet që ai po zhvillon në Gjirin e Lalzit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency