Zgjedhjet në Dibër, Spahiu publikon video: ‘Votim familjar 1+4’

0
200

Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi, denoncon rastin e një votimi familjar në zgjedhjet e së dielës në Dibër. Në një video të publikuar në faqen e tij në “Facebook”, duket se si kryefamiljari voton për gjithë familjen. Ai hyn në dhomën e fshehtë ku ndodhet kutia e votimit, shoqëruar nga dy familjare të tij dhe një fëmijë i mitur. Familjarët qëndrojnë jashtë dhomës, kurse në kutinë e votimit voton vetëm një person. Spahiu e ka shoqëruar videon me një koment në profilin e tij në ‘Facebook’, ku shkruan: “Votim familjar 1+4. Për ata që lehin për zgjedhje të lira dhe të barabarta. Dibra shqiptare apo Middle East ?

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency