Zbulohet arsyeja e sherrit mes dy 18 vjecarëve ku njëri mbeti viktimë (VIDEO)

0
266

Një femër është bërë shkak i vrasjes së një të riu sot në qendër të qytetit të Pogradecit. 18-vjeçari Fabio Hila, është ekzekutuar me kallash ndërsa ndodhej në një bar në rrugën “Rinia” të këtij qyteti. Mësohet se viktima, i afërm i deputetit socialist Ilir Xhakolli, ka debatuar me një person në lokal, i cili më pas e ka qëlluar me automatik dhe është larguar me shpejtësi por është kapur nga policia. 18-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa burime zyrtare nga policia e Pogradecit, bëjnë me dije se autori i dyshuar është shtetasi Fabio Musollari, edhe ai 18 vjeç.

MOTIVI

Burime konfidenciale pohojnë për Balkanweb se dy të rinjtë ishin konfliktuar prej ditësh nëpërmjet komunikimit online në facebook për një vajzë që pëlqenin të dy. Përplasja është thelluar edhe më tej, pasi autori dhe viktima kishin debatuar në telefon. Ndërsa sot Fabio Musollari ka shkuar në lokalin ku ndodhej Hila dhe e ka qëlluar me automatik duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, por i riu nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Sipas burimeve, Musollari nga fshati Vërdov, njihej si person problematik. Ngjarja ka ndodhur në prani të dhjetëra personave dhe ka shkaktuar kaos dhe panik.

NJOFTIMI I POLICISË

Në datë 13.09.2016, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pogradec ka ardhur një telefonatë se te rruga “Rinia” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, në një lokal në rrugën “Rinia” shtetasi F.M, rreth 18 vjeç, ka qëlluar me automatik shtetasin F.H, rreth 18 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Pogradecit. Autori i dyshuar i ngjarjes, është larguar nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit së bashku me armën e krimit. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency