Xhafaj i përgjigjet Llallës për ngërcin institucional: Pretendimet e tua të pabaza, lexo Kushtetutën!

0
211

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj i është përgjigjur sot letrës së dërguar nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, e cila shprehte shqetësimin për një ngërç institucional në punën e prokurorisë, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Në letër, Xhafaj i quan të pabaza pretendimet e Llallës dhe e ‘këshillon’ të lexojë Kushtetutën e re. Kreu i Komisionit të Ligjeve shprehet në letër se prokurorët duhet të vazhdojnë punën për dosjet që hetojnë zyrtarët e lartë, pasi kjo e drejtë nuk iu është shfuqizuar. Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm shprehte shqetësimin se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja kushtetuese institucioni i Prokurorisë ka konstatuar disa problematika si rrjedhojë e mosplotësimit të kuadrit ligjor të nevojshëm, Xhafaj thotë se ka një standard të mirënjohur për çdo Kushtetutë që njihet si parimi i vazhdimësisë (kontinuitetit) ligjore dhe institucionale, i cili është thelbi mbi të cilin çdo organ kushtetues ose i krijuar me ligj ushtron pushtetin, në rastet kur Kushtetuta e re ndryshon funksionin dhe kompetencat e organit ekzistues. “Lexoni me vëmendje Kushtetutën për funksionimin e Prokurorisë. Pretendimet tuaja janë të pa mbështetura. Në Kushtetutë njihet parimi i vazhdimësisë ligjore. Vazhdimësia sepse s’janë shfuqizuar ligjet e tjera”, ka shkruar ndër të tjera Xhafaj në letër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency