Skandal/ I dënuari rrihet në qeli, drejtuesit e burgut pengojnë hetimet

0
227

Një i dënuar në Burgun e Fierit është rrahur brutalisht dhe është bërë për spital. Nuk dihet nëse është rrahur nga gardianët e burgut apo nga të dënuarit e tjerë, por Avokati i Popullit, që ka bërë rastin publik nuk është lejuar ta marrë në pyetje dhe ta hetojë rastin.

Kështu, në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit thotë se i dënuari me inicialet P.P. është dërguar në Spital për kurim dhe është marrë në pyetje vetëm nga SHÇBA-ja.

Ndërsa drejtuesit e burgut dhe Policia e Burgjeve kanë penguar avokatin që të ndjekë rastin.

DEKLARATA E AVOKATIT TE POPULLIT

Avokati I Popullit: Ekspertët e Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës pengohen në mënyrë të paligjshme të hetojnë një rast dhune në IEVP Fier Totozani: Drejtuesit e IEVP Fier dhe punonjësit e policisë së burgjeve Fier I ndaluan ekspertëve të fotografonin shenjat e dhunës në trupin e të dënuarit P.P. i dhunuar në qelinë e tij Totozani: Kjo është një ngjarje e rëndë, antiligjore dhe e dënueshme Totozani: Prokuroria të nisë menjëherë hetimin për këtë ngjarje dhe personat e përfshirë që janë përgjegjës. Ekspertët e Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës (MKPT) pranë Avokatit të Popullit po pengohen të ushtrojnë detyrën e tyre në IEVP-në Fier, nga drejtuesit e këtij institucioni dhe Policia e Burgjeve, Fier. Ekspertët e MKPT janë ndaluar fizikisht të ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, ndërsa po zhvillonin një hetim administrativ për një të dënuar, ndaj të cilit është ushtruar dhunë fizike. Ekspertët e MKPT kanë qenë duke kryer një kontroll periodik në IEVP- Fier, me synim parandalimin e dhunës në qendrat e vuajtjes së dënimit. Fillimisht ekspertët e Avokatit të Popullit monitoruan ambientet e Vecim -Observimit në IEVP Fier. Aty konstatuan se një person sapo ishte dhunuar në qelinë e tij dhe ishte dërguar në spitalin e IEVP Fier. Ekspertët e Avokatit të Popullit në përputhje me detyrat e tyre ligjore pezulluan inspektimin e programuar dhe nisën menjëherë hetimin e thelluar për zbardhjen e ngjarjes. Ata kërkuan të intervistonin personin e dhunuar në spitalin e burgut, por aty ndodhej Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve që e kishin marrë në pyetje te denuarin P. P. ndaj të cilit ishte ushtruar dhunë. Ndërkohë ekspertët e Avokatit të Popullit kërkuan fotokopjet e regjistrave që ndihmës mjekët shënuan për këtë rast dhune, si dhe morën dëshmitë e policëve që ishin prezent në turn. Ekspertët e Mekanzimit Kombëtar për Parandalimin e Torturës insistuan dhe zhvilluan një takim në spitalin e burgut me të dënuarin P.P. I cili konfirmoi dhunën e ushtruar ndaj tij nga punonjësit e policies së IEVP Fier. Gjithashtu, si pjesë e hetimit të ekspertëve ishte edhe ekzaminimi fizik I të dënuarit P.P I cili rezultonte me shenja të dukshme dhune, dëmtime në kokë, shpinë dhe gjymtyrë, si rezultat i goditjeve. Më tej ekspertët e AP kërkuan që të merrnin aparatin fotografik në makinë për të dokumentuar dhunën përmes fotove, të cilat janë provë ryesore në hetime të tilla administrative. Por sapo kanë dalë nga ambientet e brendshme të IEVP-së Fier ata nuk janë lejuar të hyjnë më brenda me aparat fotografik me pretendimin se është objekt i paligjshëm. Edhe pas insistimit për disa orë me radhë të ekspertëve të MKPT , sërish drejtuesit e IEVP Fier nuk I kanë lejuar të ushtrojnë detyrën e tyre funksionale në kundërshtim të plotë me ligjin. Drejtuesit e IEVP Fier dërguan të dënuarin P.P për mjekim në spitalin e Bashkisë Fier. Sërish Ekspertët e AP kërkuan që të kryejnë në këtë spital civil fotografimin e shenjave të dhunës tek ky person, por nuk u lejuan. Në momentet që I dënuari mbërriti në spitalin e Fierit i shoqëruar nga dy punonjës policie, si dhe tre civilë, këta të fundit I kanë dalë përpara ekspertëve të AP duke u thënë se nuk i njohin dhe duhet të largoheshin . Avokati i Popullit e konsideron pengimin e ekspertëve të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës si një ngjarje shumë të rëndë, antiligjore dhe të dënueshme. Avokati I Popullit z. Igli Totozani I kërkon drejtuesve të IEVP Fier, si dhe punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë ngjarje që të tërhiqen menjëherë nga ky veprim I paligjshëm. Gjithashtu, Avokati i Popullit i kërkon Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimin për personat përgjegjës që po pengojnë në mënyrë të paligjshme ekspertët e mekanizmit të dokumentojnë një rast dhune fizike, një tjetër shkelje flagrante e ligjit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency