Përleshen me armë Noizy dhe Cozman, konfirmon policia

0
183

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në hotelin Swiss Diamond në qendër të Prishtinës, mëson Gazeta Express. Noyzi dhe miqtë e tij janë përleshur me anëtarët e Babastar. Janë përdorur edhe armët e zjarrit, me ç’rast një preson është plagosur, raporton Express.

Gazeta Express mëson se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasi që miq të reperit Noyzi kanë filluar ta tallin Skivin e Babastars posa e kanë parë në holl të hotelit.

“Skivi duket se është ndjerë i ofenduar dhe disa minuta më pas është kthyer në hotel bashkë me anëtarë tjerë të Babastars”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Aty ka pasur edhe shkëmbime me armë zjarri.

Thuhet se një person është plagosur.

“Personi i plagosur është mik i Noyzit”.

Vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency