Mbi 1400 gjoba në Durrës, rekord mbajnë parkimet e gabuara

0
131

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës edhe në javën që lamë pas dhe kryesisht gjatë fundjavës kanë vijuar zbatimin e planit të masave, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve janë këshilluar në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor ndërsa për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe Kodit Penal janë marrë masat si më poshtë vijojnë:

janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

• është arrestuar në flagrancë 1 shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

• janë pezulluar 16 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie, 7 leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje te dehur dhe 3 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

• janë vendosur 1488 masa administrative, nga këto:

• 128 për tejkalim shpejtësie dhe parakalim të gabuar;

• 15 për mungesë të rripit të sigurimit;

• 21 për mungesë të kaskës mbrojtëse;

• 455 për parkime te gabuara dhe

• pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të normave të Kodit Rrugor. Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për drejtim mjeti pa targa, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.Konkretisht janë arrestuar shtetasit:

● Arjan Blloshmi 42 vjeç, banues në Durrës;

● Agim Çukaj 36 vjeç, banues në Durrës.

Blloshmi në lagjen Nr. 17/1, Durrës duke drejtuar mjetin tip BMV me targa AA 945 IR është përplasur me mjetin tip Ford Fokus me targa AA 336 JV me drejtues shtetasin A.D. 37 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Për pasojë është aksidentuar shtetasi Arjan Blloshmi, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtw rrezikut pwr jetwn. Gjatë kryerjes së testit të alkoolit, Blloshmi rezultoi në gjëndje të dehur.

Çukaj në lagjen Nr.8, Durrës është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin motoçikletë tip YINXIANG pa targa, pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenin 290/1 dhe 291 të Kodit Penal./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency