Maturantja ekselente me qetësi i bën pyetjen e hidhur Nikollës, Ministrja: Nuk është tamam ashtu…

0

Maturantja ekselente, e zgjedhur madje nga vetë kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Nikolla për takimin në Kryeministri, me qetësi dhe shtruar u ka bërë pyetjen e hidhur, atë që ka lidhje me thelbin e problemit të krijuar mes të rinjve.Vajza i është drejtuar ministres Lindita Nikolla, duke i konfirmuar se nuk e ka fituar Mjekësinë dhe duke dashur të gjejë përgjigje për këtë fakt.‘’Kam zgjedhur dhe studiuar matematikë të avancuar, por për të kapur Mjekësinë, më kanë thënë në mes të vitit se duhet të kisha zgjedhur Biologjinë. A kam faj unë që zgjodha një lëndë të vështirë?’’, e ka pyetur ministren, maturantja.‘’Nuk është tamam ashtu…’’, e ka nisur përgjigjen e saj Nikolla, duke shtuar: ‘’…ke bërë mirë që ke zgjedhur Matematikën se me atë lëndë ke mundësi plot.’’Megjithatë ministrja nuk i ka dhënë ndonjë zgjidhje konkrete shqetësimit të ekselentes në Matematikë që mund të bëhej një mjeke e zonja në një të ardhme. Por në merak ka qenë kryeministri, i cili e ka sqaruar pas Nikollës të renë e dëshpëruar.‘’Duke i thënë një fjalë asaj vajze, për një arsye shumë të thjeshtë: sepse deri tani ata që kanë shkuar në mjekësi janë më të mirët! Se dhe mes më të mirëve ka më të mirë, me presje dhjetore…Shqipëria për një gol u skualifikua në Europian’’, i ka shpjeguar kryeministri ekselentes. Nuk dihet sa është bindur ekselentja, që logjikën e zotëron më mirë se të gjithë ne…