Lejoi përdhunimin e vajzës 12-vjeçe, nëna: Nuk di çfarë ka ndodhur, jam e tronditur

0
183

Gjykata e Fierit ka lënë në burg nënën, e cila lejoi abuzimin e vajzës së saj nga bashkëjetuesi. Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë, e cila u denoncua para disa ditësh nga vajza 12-vjeçare.

Nëna e saj, Selvi Yzeiraj ka thënë para togave të zeza se nuk ka pasur dijeni për abuzimin seksual. “Nuk di çfarë ka ndodhur mes vajzës sime dhe njerkut. Kam 5 ditë brenda nuk e di çfarë flitet, jam e tronditur”, ka thënë Selvi Yzeiraj.

Ilmi Hoxhaj, 52 – vjeç dhe Selvi Yzeiraj, 40 – vjeçe, të cilët banonin në fshatin Mbyet të Fierit janë arrestuar, pas rrëfimit që e mitura ka bërë përpara një psikologu në polici.

Ka qenë daja i vajzës që e ka shoqëruar mbesën për të bërë denoncimin për kunatin dhe motrën e tij.  Ekspertiza mjekësore ka konfirmuar se e mitura ishte e defloruar e hershme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency