Hila: Jo me kot rilindja fitoi në Dibër. Kishte çuar aty hajdutët më të mëdhenj të saj

0
245

Ish-zv/ministri i qeverisë së Edi Ramës dhe analisti Dritan Hila është shprehur i habitur se si askush nuk ia dëgjoi zërin gjatë një muaji fituesit të Dibrës, Muharrem Rama.

Në fakt për Hilën në Dibër nuk pati asnjë luftë programesh apo standardesh, por vetëm luftë hajdutësh.

Ja çfarë shkruan Hila në Facebook:

Nuk e di a ju bëri përshtypje fakti që doktori i socialistëve në Dibër nuk foli asnjëherë! Nuk ja dëgjuam as edhe një herë te vetme zërin.

Dhe sa për korrektesë dhe respekt të inteligjencës personale, ti bësh sqarime këtij pisllëku sipas manualeve elektorale perëndimore, është mendjeshkurtësi.

Këtu nuk pati as luftë programesh, as standarde, as vizione. Ishte thjeshte një lufte mes hajdutësh.

Jo me kot rilindja fitoi. Kishte çuar aty hajdutet më të mëdhenj të saj, të cilët treguan se në tre vjet i kanë arritur e kaluar kundërshtarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency