Gjendet anija e zhdukur para 171 vjetësh

0
164

Hulumtuesit kanë gjetur anijen HMS Terror, që është anije e dytë britanike, e zhdukur në ekspeditën Franklin të vitit 1845. Dy anije të Britanisë ishin nisur përmes Pasazhit Verior të Kanadasë për në Arktik.

Zyrtarët nga Fondacioni Kërkimor i Arktikut, një grup pirvat që ishte dërguar për të ndihmuar në kërkimin e kësaj anije, kanë thënë se anija është gjetur më parë gjatë këtij muaji.

John Franklin dhe 128 anëtarët e ekuipazit të anijes HMS Terror dhe Erebus kishin vdekur, pasi dy anijet kishin ngecur në akull. Ekspedita kishte pasur për qëllim gjetjen e rrugëve në oqeanin Pacifik dhe Atlantik, për në oqeanin Arktik.

Fati i këtyre anijeve kishte mbetur një mister i madh për rreth 170 vjet deri kur një ekip gjeti anijen Erebus në shtator të vitit 2014.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency