Fier/ 300 nxënës e nisin ditën e parë të shkollës me protesta

0

Sot nisi viti i ri shkollor. Një fillim i cili po shoqërohet edhe me protesta, ku përveç maturantëve sot në Fier, nxënësit nuk u ulën në banga por dolën në protestë.

Sot në ditën e parë të procesit mësimor  banorët, të rritur dhe fëmijë dolën në protestë. Ata thanë se do të përshkallzojnë protestën nëse nuk merren masat. Fëmijët e nëntëvjeçares në Vajkan të Fierit kanë bojkotuar ditën e parë të mësimit.

Shkak është rruga e cila nuk përmbush standartet e duhura. Në protestën e tyre, janë bashkuar dhe prindërit. 300 nxënës thuhet se kanë bojkotuar mësimin.

Ata kishin paralajmeruar kohë më parë se fëmijet e tyre do të largoheshin nga shkolla nëse nuk bëhej ndërhyrje në rrugën që lidh fshatin me shkollën në Vajkan.