ESPN: Hysaj, mbrojtësi modern perfekt, të vëzhgohet në Champions

0

Portali i rrjetit të njohur sportiv “ESPN”, ka bërë një përmbledhje të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve që fillon sot duke u ndalur te një individ i veçantë për secilën skuadër, që duhet ndjekur medoemos në këtë aktivitet. Sipas ekspertit të këtij rrjeti televiziv, te Napoli, emri që bie më shumë në sy është ai i Elseid Hysajt, të cilin e ka vlerësuar si “mbrojtësin modern perfekt”.

“Një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Euro 2016, shqiptari 22-vjeçar është ende pak i nënvlerësuar jashtë Italisë, por kjo do të ndryshojë shumë shpejt. I rritur nga Mauricio Sarri te Empoli, ai u mor me vete nga trajneri te Napoli dhe ishte praktikisht gjithmonë në fushë në sezonin e kaluar kur skuadra përfundoi e dyta në Serinë A. Shumë i disiplinuar në fazën mbrojtëse dhe gjithmonë i gatshëm për të dalë në sulm, Hysaj është mbrojtësi modern perfekt”, shkruhet në përshkrimin për futbollistin shqiptar.

hysaj

Në listën e përpiluar nga “ESPN’ bie në sy jo vetëm prania e shumë lojtarëve të rinj dhe me perspektivë, por edhe e “veteranëve” si Çabi Alonso apo Dani Alvesh, për të cilët ky mund të jetë edicioni i fundit në të cilin synojnë trofeun më të lakmuar për klube.

Lista e plotë me lojtarët të cilët priten me interes sipas “ESPN”

Grupi A

Presnel Kimpembe, PSG

Aleks Iobi, Arsenal

Aleksander Franson, Bazel

Xhonatan Kafu, Ludogorets

Grupi B

Andre Horta, Benfika

Elseid Hysaj, Napoli

Derlis Gonzalez, Dinamo Kiev

Vinsent Abubakar, Beshiktash

Grupi C

Samuel Umtiti, Barcelona

Klaudio Bravo, Mançester Siti

Andreas Kristensen, Borusia Mynshengladbah

Nir Biton, Sëlltik

Alonso

Group D

Çabi Alonso, Bajern Mynih

Nikolas Gaitan, Atletiko Madrid

Gaston Pereiro, PSV Eindhoven

Sardar Azmoun, Rostov

Grupi E

Mario Fernandes, CSKA Moskë

Tin Jedvaj, Bajer Leverkusen

Viktor Uaniama, Totenhem

Xhibril Sidibe, Monako

morata

Grupi F

Alvaro Morata, Real Madrid

Andre Shyrle, Borusia Dortmund

Bas Dost, Sporting Lisbonë

Mishal Pazdan, Legia Varshavë

Grupi G

Ahmed Musa, Leister Siti

Andre Silva, Porto

Ludovik Butej, Klub Bryzh

Tomas Delanei, Kopenhagë

Grupi H

Dani Alvesh, Juventus

Franko Vazkuez, Sevija

Serzhi Darder, Olimpik Lion

El Arabi Hilal Sudani, Dinamo Zagreb