Dhjetë këshilla që do ta shpëtojnë telefonin tuaj nëse bie në ujë

0
400

1.Largojeni telefonin nga uji sa më shpejtë që të jetë e mundur, dhe fikeni menjëherë. Pjesët e telefonit e lejojnë ujin të hyjë edhe në zonat më të fshehta, andaj mos e ndezni derisa të siguroheni se është tharë mirë. Mbi të gjitha, uji brenda telefonit mund të shkaktoj një qark të shkurtër.

2. Sapo ta keni larguar telefonin nga uji, largojeni mbështjellësin dhe rifitoni baterinë. Kjo do të ju ndihmojë ta ulni rrezikun e dëmit të qarkut të brendshëm. Me kujdes fshieni telefoni dhe brendësinë e tij me një letër tualeti apo një rrobë të butë, transmeton 21Media.

3.Merrni SIM kartën! Ju duhet ta fshieni derisa të thahet dhe ta lini të vazhdoj të thahet derisa telefoni të jetë gati për tu ripërdorur.

4. Fikeni dhe largojeni nga rryma ndonjë paisje tjetër të jashtme, si kufjet, kartën e memorjes, apo ndonjë vegël tjetër që mund t’i mbuloj vrimat ose thyerjet e telefonit tuaj, transmeton 21Media.

5.Nëse keni fshesë dore me rrymë, përdoreni për t’i fryrë ujit jashtë telefonit tuaj. Për ta larguar lagështinë e mbetur, fryeni çdo pjesë të telefonit për 20 minuta, dhe mos harroni që vazhdimisht ta ktheni poshtë paisjen, duke e fryrë në të gjitha anët. Mbani telefonin në një distancë të mjaftueshme nga fshesa, ose mund të ndodh diçka akoma më e keqe për paisjen tuaj.

6.Mos e përdorni tharësen e flokëve për ta terur telefonin, madje edhe në gjendjen e tij më të keqe. Kjo vetëm do ta shtyej ujin brenda paisjes e cila është veqanërisht e rrezikshme për thelbin e komponentëve elektronik të telefonit. Ajri i ngrohtë poashtu mund t’i shkriej disa pjesë të telefonit, transmeton 21Media.

7. Ju mund të provoni ta terni telefonin tuaj duke e vendosur në një qese plastike të mbushur me oriz. Kjo metodë përdoret pasi thith lagështinë, andaj është një mundësi që i gjithë uji nga telefoni juaj dhe bateria të shkoj tek orizi, duke e ulur kështu korrozionin. Para se ta vendosni paisjen tuaj në qese, largojeni mbështjellësin e telefonit dhe hiqeni baterinë. Vendosni edhe ato në qese.

Kjo procedurë zgjatë 2-3 ditë! Po është e ngadalshme, por nxitimi nuk iu bënë ndonjë të mirë. Përderisa telefoni thahet, kthejeni herë pas here nga njëra anë në tjetrën që ta ndihmoni të ketë sukses në të gjitha pjesët.

8.Vendoseni telefonin në diell që t’i lini të gjitha vrimat të thahen totalisht. Ju mund ta vendosni paisjen në një letër toaleti edhe nëse e keni terur me fshesë elektrike apo e keni vendosur në një qese me oriz. Kjo do ta ndihmoj të largoj ndonjë pikë të mbetur uji, transmeton 21Media.

9.Pas 24 orëve, kontrolloni telefonin tuaj dhe sigurohuni se duket i terur. Kontrolloni të gjitha pjesët dhe të çarat. Nëse paisja duket e terur dhe e pasrër, mund të provoni ta vendosni baterinë dhe ta ndizni. Kushtoni vëmendje të madhe zhurmës që mund të bëhet kur e ndizni, nëse ndëgjoni diçka të pazakonshme, është sepse telefoni nuk po funksionon si duhet.

10. Nëse telefoni duket i terur por nuk ndizet mund të jetë për shkak të baterisë. Vendoseni në rrymë dhe më pas ndizeni përsëri. Nëse mbushësi nuk kryen punë, duhet të kontaktoni me shërbimin e garancionit. Mos u përpiqni ta fshehni që telefoni juaj është lagur sepse telefoni ka disa tregues që e dëshmojnë mosfunksionimin. Sa më shumë detaje që i tregoni specialistëve, aq më e lehtë do të jetë për ta, të gjejnë çfarë nuk është në rregull dhe ta riparojnë paisjen tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency