Tajfun në Korenë e Veriut, qindra të vdekur e të zhdukur

0
204

Mbi 130 persona kanë humbur jetën dhe 400 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Korenë e Veriut pasi tajfuni “Lionrock” shkaktoi përmbytje serioze. Lajmi është bërë i ditur edhe nga OKB.

“Përmbytjet në verilindje të vendit përgjatë lumit Tumen, në kufi me Kinën, kanë provokuar shpërnguljen e mijëra personave, kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe ndërtesa infrastrukturore”, theksoi raporti i organizatës.

“Të paktën 140 mijë persona janë në nevoja urgjente ndihme. Nga këta 100 mijë janë shpërngulur”, thuhet në raportin e OKB-së, të dhënat e të cilit janë konfirmuar nga Pheniani. “Ndërkohë 600 mijë persona janë prekur nga ndërprerja e ujit”, shtohej në të. Tajfuni “Lionrock” shkaktoi 19 viktima dhe kaos edhe në Japoni, në fund të gushtit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency